E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Concord Group, nga ndërtimet te turizmi rajonal, lider mes 200 kompanive më të mëdha në vend

Concord Group, një nga grupet më të mëdha të investimeve në Shqipëri, u prezantua si një prej liderëve mes 200 kompanive më të mëdha të vendit për vitin 2025, në Top 200 Business Forum “E ardhmja e ekonomisë”, organizuar nga revista Monitor. Forumi mblodhi drejtues institucionesh financiare dhe biznesi, me fokus produktivitetin dhe standardet e BE-së, mes tyre Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve.

Në panelin hapës, kushtuar qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, CEO i grupit, z. Artan Dulaku, prezantoi vizionin e Concord Group për dy sektorët ku grupi ka peshë të veçantë: turizmin, ku zotëron hotelin më të madh në vend, dhe ndërtimin, me disa projekte në zhvillim njëkohësisht.

N D Ë R T I M I D H E T R E G U E V R O P I A N

Sipas z. Dulaku, sektori i ndërtimit është në një moment efikas, përpos sfidave që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm. Tregu evropian tashmë është i aksesueshëm dhe kërkesa për prona është e prekshme, çka i jep biznesit autonomi nga ekonomia vendase. Interesi më i gjallë vjen nga vendet skandinave, Çekia, Hungaria dhe Polonia, ndërsa grupi kujdeset të ruajë çmime konkurruese në raport me mesataren e rajonit.

Reklamë

Concord Group i ka shtrirë tashmë investimet përtej kufijve.

Z G J E R I M I R A J O N A L

Hapi i parë në rajon është Hotel Corfu, member of Meliá Collection. Ndërkohë, grupi po përgatit investimin e dytë

Në qendër të strategjisë janë paketat e kombinuara: javë turistike me 4 ditë në Shqipëri dhe 3 ditë në Korfuz ose në Italinë e Jugut, si edhe anasjelltas, që sjellin turistë në të dy drejtimet. Objektivi është ambicioz: 5,000 dhoma hoteliere në Shqipëri dhe rreth 3,000 në rajon, për një ofertë të përbashkët që zgjerohet hap pas hapi.

Me një portofol që bashkon ndërtimin, hotelerinë dhe zgjerimin rajonal, Concord Group po pozicionohet jo vetëm si një nga motorët e ekonomisë shqiptare, por edhe si aktori që e lidh Shqipërinë me tregjet turistike të Mesdheut.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.