E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Alimehmeti apo Binaj, kë zgjedh PD-ja për Tiranën? Përgjigjet Këlliçi

Procesi për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe mundësia e një kandidature të përbashkët me partitë e tjera opozitare u diskutuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

I ftuari Belind Këlliçi tha se deri më 30 nëntor Partia Demokratike do të vijojë mbledhjen e emrave për çdo bashki, ndërsa më pas pritet të zhvillohet një tryezë e përbashkët për të diskutuar kandidaturat.

Ai e cilësoi Florian Binajn një kandidat të mirë, por tha se ai është nxituar duke u vetëshpallur kandidat pa marrë më parë konsensusin e opozitës.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Si e kuptoni ju bashkimin me partitë e tjera opozitare? Një kandidat që e nxirrni të gjithë bashkë, apo nxirrni ju një kandidat dhe e mbështesin të tjerët?

Këlliçi: Deri në datën 30 nëntor kemi një proces ku po marrim emra për çdo bashki. Doktor Alimehmeti është një kandidaturë e mirë për Tiranën, por mund të vijë kandidaturë edhe nga një sipërmarrës, sportist… Deri në datën 30 jemi në këtë proces. Pas datës 30 do të ishte e udhës të gjendej një tryezë ku të ulemi dhe të hedhim të gjitha kandidaturat.

Rakipi: Emrat janë Alimehmeti dhe Florian Binaj. PD-ja mbështet Binajn apo Alimehmetin?

Këlliçi: Binaj është një kandidat shumë i mirë. Por i vetmi gabim që ka bërë Binaj është që është vetëshpallur kandidat. S’mund të thuash: “Unë do të kandidoj”. Hajde, ulu në tavolinë dhe shohim të gjithë kandidatët. Unë po them që është nxituar. Ai është në të drejtën e vet, por është nxituar, sepse duhet të marrësh konsensusin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.