Subscribe

Kombëtarja me e re e Kosovës pësoi nje tjetër humbje te thelle ne grupi I, ketë here3-0 ndaj Ukrainës. Ne fushën asnjanëse te krakoves, skuadra e Andri Shevcenko gjeti rrjetën ne minutën e 31 me Kravec i ndihmuar edhe nga Rrahmani. Kosova u detyrua te reagoje gjithsesi per te është shume shpejt per t’u konsoliduar si nje kombëtare te denje per te rivalizuar me kundërshtaret. Dhe ketë gje e treguan minutat e fundit te ndeshjes kur pësoi edhe dy gola te tjerë, pasi kishte prekur edhe traversën me Rashicen. Ne minutën e 81 Jarmolenko dyfishoi shifrat,  ndërsa 3 minuta nga fundi Roman vulosi rezultatin përfundimtar 3-0. Ukraina qëndron ne vend te trete me 5 pike, dy me pak se kryesuesit e Kroacisë dhe Islandës. Kroatet fituan ne Finlande 1-0, fale një goli te Manxhukic ne minutën e 18-te. Ndërsa Islanda mundi ne shtëpi Turqinë 2-0, fale autogolit te Topjak dhe Finbogason ne fundin e pjesës se pare. Fitore e mundimshme e Italisë ne grupin ku ben pjese edhe Shqipëria. Skuadra e Ventures fitoi 3-2 ne Shkup ndaj Maqedonisë ne minutën e dyte te shtesës, ndërsa per nje moment e pa veten edhe ne disavantazh. Miqtë e mbyllen pjesën e pare 1-0 fale golit te belotit. Por me fillimin e pjesës se dyte, te zotet e shtëpisë ne harkun kohor te dy minutave gjeten dy here rrjetën me Nesterovski dhe Hasani. Ne 15 minutat e fundit ishte Imobile qe do te behej protagonisti i Italisë ne ketë mbrëmje. Fillimisht ne minutën e 75 barazoi shifrat per t’i dhëne tre piket ne minutën e 92 Italisë, e cila tashme kryeson grupin G me 7 pike se bashku me Spanjën. Pas tyre me nje pike me pak Shqipëria dhe Izraeli me këta te fundit qe munden 2-1 Lihtenshteinin. Ne grupin D Serbia mori kryesimin pas fitores 3-2 ndaj Austrisë. Po 7 pike edhe Irlanda qe nga ana e saj fitoi ne Moldavi 3-1,  ndërsa Uellsi i Gareth Bale u ndal ne shtëpi ne nje rezultat surprize 1-1 kundër Gjeorgjisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *