Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje nga plagosja...

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në...

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari, autorët e...

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3...

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet...

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit, SHBA dërgon...

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Drejtori i AMF te “Ekonomia”: Fondet e investimit iu kthyen rritjes, nuk pati probleme likuiditeti 

30 Maj 14:00

Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së Ervin Mete prezantoi Raportin Vjetor të institucionit te Komisioni i Ekonomisë, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në lidhje me ecurinë e tregjeve, ai theksoi se të dhënat e muajve të parë të vitit 2023 tregojnë se fondet e investimit i janë rikthyer rritjes, pas ndikimeve të vitit të kaluar, të ardhura kryesisht si pasojë e zhvillimeve të tregjeve ndërkombëtare dhe rritjes së normës bazë të interesit. Investimet u orientuan drejt titujve të Qeverisë, ku gjatë vitit 2022 blerjet e individëve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa sa i përket tregut të sigurimeve, Drejtori i AMF tha se se në fund të vitit 2022, në tregun e sigurimeve, dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik. Pagesat e  dëmeve sollën një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull, të cilat arritën në 13.4% të gjithë dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimit, shifra më e ulët historike. Referuar impaktit të ligjit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi uljen e mëtejshme të komisioneve të ndërmjetësimit deri në një mesatare prej 16%, daljen e Byrosë së Sigurimeve nga monitorimi 10-vjeçar i Këshillit të Byrove, kryesisht si pasojë e përmirësimeve ligjore, pagesën e dëmeve Fond Kompensimi në rreth 87% të rasteve përmes siguruesit të drejtpërdrejtë me procedura më të përshpejtuara, si edhe përdorimin në rreth 23% të rasteve të dëmeve të Raportit Evropian të Aksidenteve.

Në tregjet e kapitalit, Mete veçoi emetimin e parë me ofertë publike të një shoqërie tregtare në Bursë si një moment të rëndësishëm, i cili mund t’i hapë rrugën edhe emetimeve të tjera në të ardhmen. Zgjerimi i shërbimeve të investimit të subjekteve që operojnë në tregun e kapitaleve, si edhe rritja e mëtejshme e emetimit të obligacioneve me ofertë private janë sinjale pozitive për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Ai u ndal edhe te zhvillimet sa i përket procesit të negociatave, ku tha se gjatë takimeve Bilaterale, ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e bërë në kuadër të përafrimit me Direktivat Evropiane dhe angazhimet e marra për plotësimin e rekomandimeve në Kapitullin 9, të drejtuar nga Autoriteti.

Më tej, Mete evidentoi avancimin e bërë nga Autoriteti në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare. Në raportin e grupit të vlerësimit, rezulton se niveli i përputhshmërisë është rritur në 77.9%, krahasuar me 47.4% që ishte mesatarisht në vlerësimin e fundit që është bërë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2014. Në vitin 2022, AMF u bë rregullatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbim informacioni dhe mbikëqyrje efektive në sigurime.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
AMF Ekonomia fondet e investimit Likuiditeti

Nga e njëjta kategori

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

më shumë...

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje nga plagosja në Korçë, njerku mori thikën dhe goditi 18-vjeçarin në kokë

më shumë...

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në Ngushticën e Hormuzit! Teherani godet bazat amerikane

më shumë...

Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit për këtë të shtunë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:08

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e...

9:44

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje...

9:34

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

8:54

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe...

8:41

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parashikimi i...

8:26

Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit...

8:05

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, adoleshenti...

Foto ilustruese
10:33

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari,...

10:25

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron...

10:10

Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë,...

9:55

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit...

9:15

Mori me forcë xhiron ditore të një...

8:55

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit,...

8:19

Dita e 48-të e protestës në Tiranë,...

7:43

Lamtumirë Brenda Fricker, ndërron jetë ylli i...

6:53

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e...

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të paji...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar në Elbasan, arrestoh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.