E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dortmund nuk njeh ndalesa në bundesligë

 

Borusia Dortmund vazhdon te tregoje një forme mjaft te mire ne kampionatin gjerman. Humbja ne mesjave ne Champions ndaj Real Madrid u la pas shume shpejt nga skuadra e trajnerit Peter Bosz, e cila në javën e 7 të bundesligës mposhti 2 me 1 në transferte Augsburg.

 

Dortmund kaloi në avantazh shumë shpejt me anë të ukrainasit Andri Jarmolenko, por vendasit nuk u demoralizuan dhe barazuan pas vetëm 7 minutash me anë të Caiuby. Gjithsesi Dortmund e rimori sërish shpejt veten dhe ne mesin e pjesës së parë riktheu avantazhin,  duke shënuar golin e dytë me anë të Shinji Kagauas. 10 minuta para fundit, skuadra mike pati shansin të shënonte edhe golin e trete, por bomberi Aubamejang gaboi nga pika e bardhe e penalltisë. Sidoqoftë me 3 pikët e radhës, Dortmund kryeson bundesligen me 19 pikë, me 6 fitore dhe 1 barazim.

Reklamë

 

Në Angli, Manchester United nuk gabon dhe vazhdon të qëndroje ne krye te klasifikimit. Skuadra e Murinjos fitoi 4 me 0 në fushën e vet ndaj Crystal Palace dhe u ngjit në kuotën e 19 pikëve në 7 jave të luajtura.  Ndeshja për djajtë e kuq u zgjidh që në pjesën e parë kur Huan Mat dhe Maruan Fellaini shënuan dy herë për të zotët e shtëpisë. Në fraksionin e dytë Old Traford shijoi dhe festoi edhe dy gola të tjerë të skuadrës së Murinjos, me protagonist edhe nje here tjetër belgun Fellaini dhe bashkatdhetarin e tij Lukaku.

 

Me herët kjo jave në Premier League ishte hapur me nje fitore të thelle 4 me 0 të Tottenham në transferten e Hudersfilld. Për londinezet shënoi dy herë i zakonshmi Harry Kane, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Ben Davies dhe Sissoko. Spursat ngjitën në kuotën e 14 pikëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë