Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch disa javë më parë në banesën e saj nga tre grabitës.

 

Në listën e të dyshuarve për vdekjen e të resë është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos.

 

Sipas hetimorëve, autorët lëviznin të sigurt dhe këto informacione mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.

 

Po ashtu, u zbulua se 20-vjeçarja kishte siguruar jetën e saj për 1.000.000 euro dhe ky fakt ka nxitur më shumë dyshimet e autoriteteve mbi bashkëshortin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *