E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të diel në Vlorë, në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3”.

Vizion Plus mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

Po ashtu, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë