Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por herë pas here do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit.
Nga mesdita deri në orët e pasdites, në relievet kodrinore dhe malore priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Ndërkohë, në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.





