Vendi
VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, digjen një motor elektrik dhe një automjet

Parkingu i një pallati në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët këtë të diel.
Vizion Plus mëson se fillimisht flakët kanë përfshirë një motor elektrik, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet i parkuar pranë tij.
Reklamë
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në automjete të tjera apo në ambientet e pallatit.
Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




