Subscribe

Ura e Drojes rrezikon shembjen për herë të dytë. Dhe pse u ndërtua tre vite më parë, ajo ka pësuar dëmtime të shumta si rrjedhojë e prurjeve të mëdha të lumit Droje gjatë ditëve të fundit.

Këmbët e urës kanë pësuar gërryerje të mëdha ndërsa pjesët mbrojtëse të saj janë shkatërruar.

Të ndodhur përballë kësaj situate, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga.

Kjo urë lidh mbi 15 fshatra të Kurbinit e Fushë Krujës. Drejt shkatërrimit po shkon dhe Ura me Harqe në Milot, ndonëse është shpallur monument kulture.

“VLASH GEGA – INXHINIER

Kjo urë dhe gjithë të tjerat në këtë zonë janë dëmtuar pasi marrja e zhavorrit në lumin Mat bëhet pa kriter. Dhe kjo gja ka bërë që pilotat të dalin jashtë dhe të rrezikojnë shembjen.”

 Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927, por pavarësisht vlerave të saj arkitekturore, ajo është lënë në harresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *