E premte, 23 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në zonën e Ali Demit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Burime paraprake bëjnë me dije se personi i arrestuar është ndaluar në flagrancë dhe se gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit, të cilën e mbante pa leje.

Reklamë

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë