E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg efektivin e policisë private

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i cili u ndalua nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa përfaqësuese e organit të akuzës ishte prokurorja Julinda Gjika.

Reklamë

Gjatë zhvillimit të seancës u dëgjuan pretendimet e palëve, si dhe argumentet e paraqitura nga prokuroria lidhur me rrethanat e çështjes dhe veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të ndaluarit.

Pas vlerësimit të kërkesës dhe materialeve të paraqitura në seancë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Geraldo Bibën.

Vendimi i gjykatës vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në zonën e Zvërnecit, ndërsa organet ligjzbatuese vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive që lidhen me këtë rast. Hetimet për çështjen mbeten ende në vijim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë