E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni merr detyrën si Drejtoreshe e Përgjithshme

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pritur sot Drejtuesen e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila merr zyrtarisht detyrën në krye të spitalit më të madh universitar në vend.

Degjoni emërohet në drejtimin e QSUT-së pas një eksperience të gjatë në fushën e drejtimit dhe menaxhimit spitalor. Ajo pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm në administrimin e institucionit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Reklamë

Ndryshimi në drejtimin e QSUT-së vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme, Anxhela Paparizo.

Emërimi i ri konsiderohet një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e reformave dhe forcimin e menaxhimit të strukturave spitalore universitare, me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe eficiencës në sistemin shëndetësor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë