Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me Trump

1 Qershor 19:55

Kancelari gjerman Friedrich Merz po punon për një iniciativë të përbashkët europiane me synimin për të zbutur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik.

Sipas Bloomberg, Merz pritet të presë në Berlin gjatë këtij muaji liderët e pesë vendeve kryesore europiane – Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Polonisë – për të hartuar një paketë masash që do të tregojë gatishmërinë e Europës për të marrë më shumë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes.

Në takim pritet të ftohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Nisma vjen në një moment kur marrëdhëniet mes aleatëve europianë dhe administratës Trump janë përballur me tensione të shtuara. Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht vendet europiane për qëndrimin e tyre ndaj konfliktit me Iranin dhe ka vënë në dyshim angazhimin e tyre për sigurinë kolektive brenda NATO-s.

Trump ka sulmuar gjithashtu aleancën ushtarake, duke e cilësuar në disa raste si një “tigër prej letre”, ndërsa ka kërkuar që vendet anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen.

Raportet mes Trump dhe Merz janë përkeqësuar më tej pasi kancelari gjerman kritikoi strategjinë amerikane në konfliktin me Iranin. Në përgjigje, Uashingtoni njoftoi tërheqjen e më shumë se 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania.

Ndërkohë, ministrat e Mbrojtjes të vendeve të grupit E5 do të zhvillojnë një takim të veçantë në Paris më 12 qershor. Në fokus të diskutimeve do të jetë koordinimi i qëndrimeve përpara samitit të NATO-s më 7-8 korrik në Ankara, si dhe planet e përbashkëta të sigurisë në rast të një konflikti më të gjerë në Europë.

Vitin e kaluar, shumica e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord të synojnë investime në mbrojtje në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa Gjermania ka rritur ndjeshëm buxhetin ushtarak.

Merz ka deklaruar më herët se mbështetja amerikane për Europën mbetet thelbësore dhe se NATO vazhdon të jetë e pazëvendësueshme për sigurinë e kontinentit.

“Kjo aleancë është, të paktën për momentin, e pazëvendësueshme”, është shprehur kancelari gjerman.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
merz Plani trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive të numëruara, Vetëvendosje shpall fitoren, njofton festën në sheshin “Skënderbe”

më shumë...

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

më shumë...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

më shumë...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.