E diel, 25 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe trajtimit hormonal të fëmijëve

Ka nisur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryeparlamentari Niko Peleshi nuk ishte prezent dhe prezantimin e rendit të ditës e bëri zëvendësja, Klodiana Spahiu.

Reklamë

Gjithashtu u bë edhe votimi për prezencën, ku vetëm 75 deputetë ishin prezentë

Në rendin e ditës parashikohet që të ketë vetëm çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Reklamë

Një seancë e cila vjen pas javës së gjelbër, ku deputetët janë shpërndarë në zonat e tyre elektorale dhe kanë dëgjuar problematikat e qytetarëve, të cilat do i sjellin në foltoren e Kuvendit.

Në rendin e ditës së kësaj seance janë parashikuar edhe tre projekt-vendime, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përbërjen e komisioneve parlamentare, një procedurë e cila vjen fill pas miratimit të Rregullores së re të Kuvendit, me konsensus nga ana e mazhorancës dhe e opozitës.

Ndërkohë qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në sheshin Skëndërbej në Tiranë në një protestë pas ngjarjeve të ndodhura të shtunën në Zvërnec. Tubimi po zhvillohet si reagim ndaj dhunës së raportuar ndaj protestuesve gjatë kundërshtimit për projektin e resortit në zonë.

Po ashtu një tjetër protestë po zhvillohet  kundër terapisë hormonale të  personave transgjinorë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë