Politikë
Pas disa refuzimesh, Rama fton sërish protestuesit për dialog, nxjerr tryezën dhe karriget para Kryeministrisë

Pavarësisht refuzimit prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama edhe sot ka nxjerrë para godinës së Kryeministrisë tryezën dhe karriget për dialog me protestuesit.
Ajo që vihet re sot, është se kryeministri Rama ka alternuar stolat dhe tavolinën prej guri, me disa karrige të modeleve të ndryshme, simbol i ditëve të ndryshme të ftesave që ka bërë për dialog.
Reklamë
Ditën e djeshme, protestuesit e thirrur nga Sali Berisha, dogjën “shiltet e dialogut” në bulevard.
Edhe në ditët më parë, ftesës së kryeministrit për dialog, protestuesit i janë përgjigjur me “JO” duke thyer dhe larguar nga bulevardi karrige e tavolina.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




