Subscribe

Bashkia Korçë ka ngritur menjëherë pas rënies së tërmeteve shtabin e saj të emergjencave.

 

Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se shtabi i emergjencave dhe struktura të tjera të bashkisë janë në gadishmëri të çdo situate, ndërkohë po kryhet evidentimi I dëmeve materiale.

 

Kryebashkiaku pohoi se dëmet më të rënda janë regjistruar në fshatin Floq ku ishte edhe epiqëndra, si dhe në Dvoran.

 

Janë raportuar dy persona të plagosur më rëndë nga fshati Floq, një grua dhe një I ri, sipas informacioneve të Bashkisë.

 

Shtabi I saj I emergjencës po koordinon punën me shtabin e emergjencave të Prefekturës për evidentimin e dëmeve dhe pasojave, por mbi të gjitha për të shmangur çdo pasojë në jetë njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *