Gjatë realizimit të një prej sfidave të dhënë nga Agai, ku fermerët të ndarë në grupe duhet të gjenin titullin e këngës që vendosej në sfond dhe emrin e këngëtarit.

Për këtë, atyre iu dha një tabel shkrimi, ku duhet t’i shkruanin në privatësi, mes grupit.

Por Dijonisi, në vend që të shkruante atë që duhej, i dedikonte mesazhe partneres në grup, Glorias.

I pyetur gjatë spektaklit të sotëm nga Fjoralba Ponari, Dijonisi refuzoi të tregonte detaje, duke thënë se ka qenë çdo gjë në sensin e shakasë.

Nuk kanë qenë serioze. Pra ato që keni parë nuk kanë qenë seriozisht. Ishte një shaka e imja”, tha Dijonisi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *