Subscribe

Me buxhetin e vitit 201, pagat e mjekëve dhe mësuesve do të pësojnë rritje. Kjo u konfirmua nga kryeministri Edi Rama në seancën plenare, në fund të së cilës pritet të votohet buxheti.

 

Rama shtoi se ashtu siç ka premtuar, do të hiqen edhe taksat për biznesin e vogël dhe për karburantin për bujqësinë.

 

“Ky buxhet i 2021 konfirmon edhë një herë tjetër që taksat zero për biznesin e vogël, është dhe do të mbetet aty. Jua kam thënë, deri në 2029, bizneset e vogla nuk do të kenë taksë mbi fitimin dhe TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Ne na duhet të financojmë rindërtimin. Na është dashur të financojmë edhe të gjithë periudhën e mbylljes çerek milionë njerëz nga buxheti. Me këtë buxhet ne bëjmë një rritje pagash që më thoni kush vend e bën në rajon. Keni dëgjuar për rritje pagash? Rritja e pagave nuk është hajde ta bëjmë sot, ta heqim nesër. Është një angazhim që kur merret, është aty për të gjithë vitet. Miratohet sot nga ky Parlament dhe nga 1 janari është aty, nuk ikën me  COVID-in dhe nuk vjen për shkak të COVID-it. Rritja e pagave për mjekët dhe për mësuesit, është aty. Është angazhim i patundur dhe i patundshëm. Karburanti për bujqësinë nuk do të ketë më ngarkesë fiskale. Fakt në këtë buxhet të 2021 është edhe që përtej rritjes së pagave për bluzat e bardha, ky buxhet përbën edhe angazhimin më të madh financiar të një qeverie për shëndetësisë, për sistemin shëndetësor.”

 

Edi Rama u shpreh i bindur se shqiptarët do t’i besojnë mandatin e tretë Partisë Socialiste. Duke folur edhe për rindërtimin, kreu i qeverisë premtoi se në datën 26 Nëntor, kur bëhet një vit nga tërmeti tragjik, do të hapen disa shkolla të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *