23 diplomate ruse do te dëbohen nga Britania e Madhe. Vendimi është bere publik nga kryeministrja Teresa May e cila para deputeteve deklaroi se Rusia eshte përgjegjëse per helmimin e Sergei Skripal e vajzës se tij.

 

Keta 23 diplomate te cilët kane nje jave kohe te largohen nga Britania e Madhe jane identifikuar si agjente duke shënuar kështu numrin me te madh te te dëbuarve ne 30 vitet e fundit.

 

Para deputeteve kryeministrja ka listuar mes masave te tjera edhe forcimin e kontrolleve per ruset qe vizitojnë Britaninë e Madhe; qeveria do te marre ne konsiderate hartimin e nje ligji te ri ne lidhje me kundër-spiunazhin, asnje prej anëtareve te familjes mbretërore apo ministrat nuk do te marrin pjese ne kupën e botes qe zhvillohet ne rusi; ndërkohe qe eshte anuluar edhe ftesa per ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

 

Por reagimi i Rusisë ka qene i menjëhershëm, duke e cilësuar dëbimin e diplomateve si provokime, duke paralajmëruar se do te merren masa ndaj Britanisë se Madhe.

 

Ne mesnatën e se martës skadoi afati qe kryeministrja britanike Teresa May i kishte vene Rusisë per te dhene sqarime ne lidhje me helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës se tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *