E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes të rrugës, tre të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 05:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja shëndetësore e personave të lënduar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.