Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur,...

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste për reformën...

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka: Rruga e vetme është përballja dhe qëndresa

12 Shtator 11:43

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me drejtues të tjerë të PD-së dhe familjarë të Azem Hajdarit, përkujtuan sot figurën e tribunit të demokracisë, 28 vite pas vrasjes së tij.

Pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e ngritur në vendin ku u vra Hajdari, Noka e cilësoi atë si një simbol të lirisë dhe demokracisë, duke deklaruar se mesazhi i tij mbetet aktual përballë asaj që opozita e quan “narko-regjim” të Edi Ramës.

Noka u bëri thirrje shqiptarëve të organizohen, të mbështesin protestat dhe të përballen me qeverinë, duke theksuar se, sipas tij, rruga e vetme për rrëzimin e regjimit është “qëndresa, beteja dhe kryengritja”.

Flamur Noka: Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun liberator që i priu me guxim dhe kurajo protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës.

Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin. Ndaj në këtë ditë, krahas nderimit dhe mirënjohjes që Partia Demokratike ka për këtë tribun liberator, ne i bëjmë apel çdo shqiptari.

Kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, duhet të jetë apel për çdo shqiptar. Të mbështesim çdo protestë, të ngrihemi të gjithë.

Narko-regjimi sot përveçse ka futur Shqipërinë në varfëri, përveçse po vjedh dhe po rrënon gjithçka, përveçse po shpopullon, ai ka një synim antikombëtar, ta shkatërrojë Shqipërinë.

Ndaj rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
azem hadari Flamur Noka PD

Nga e njëjta kategori

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim edhe një 28-vjeçare

më shumë...

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

më shumë...
Foto ilustruese

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën

më shumë...

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëtorëve gjendet e përplasur, brenda saj kallashnikov me plumba

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

9:59

Treni del nga shinat në Francë, 44...

9:41

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste...

Foto ilustruese
9:35

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën...

9:23

“Shëtitësit”/ Boshatisnin banesat në Fier, arrestohen 3...

9:10

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.