Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë...

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?

12 Shtator 08:36

Numri i ukrainasve që jetojnë në Poloni dhe që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme ka rënë me mbi 107.500 që nga pranvera, tregojnë statistikat qeveritare të publikuara më 8 shtator.

Rreth 974.500 persona ishin të regjistruar me statusin e imigracionit të ofruar për refugjatët ukrainas në Poloni në prill të vitit 2026. Deri në fillim të shtatorit, ky numër ra në 868.000 apo një rënie prej rreth 11 për qind.

Raportimet e mediave polake kanë sugjeruar se rritja e armiqësisë ndaj refugjatëve po shkakton një eksod nga vendi. Disa po emigrojnë, por ukrainasit në Poloni thonë se një pjesë e madhe e rënies lidhet me pengesat burokratike, e jo me tensionet në rrugë.

Bohdan Kontsur, ekspert i imigracionit në organizatën Ukrainian House në Varshavë, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se një ndryshim ligjor i miratuar në mars u ka kërkuar refugjatëve ukrainas që t’u deklarojnë shprehimisht rojeve kufitare synimin për të kërkuar mbrojtje të përkohshme në Poloni. Por, sipas tij, shumë prej tyre “e marrin vesh këtë kur shkojnë në zyrën e [imigracionit] dhe aty u thonë se hyrja e tyre në Poloni ishte regjistruar si hyrje turistike”.

Kontsur tha se shumë ukrainas që ai ka ndihmuar kanë deklaruar se nuk u është bërë asnjë pyetje në kufi dhe se nuk kanë parë asnjë informacion për rregullin e ri në pikat kufitare.

Ukrainasit që hyjnë në Poloni si turistë nuk lejohen të aplikojnë që të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Anna Sobieska-Tekien, zëdhënëse e rojeve kufitare polake, e konfirmoi këtë detaj ligjor për REL-in.

“Një shtetas ukrainas që synon të hyjë në Poloni për të përfituar nga mbrojtja e përkohshme duhet ta deklarojë qartë këtë synim te zyrtari i rojeve kufitare gjatë kontrollit kufitar”, tha ajo në një përgjigje me shkrim.

“Kjo është e rëndësishme sepse, në mungesë të një deklarate të tillë, hyrja mund të regjistrohet sipas rregullave të përgjithshme që zbatohen për udhëtimet pa viza”, shtoi zëdhënësja.

Në fillim të shtatorit hyri në fuqi një tjetër ndryshim ligjor, i cili ka hequr nga regjistri një numër të madh ukrainasish që kishin statusin e mbrojtjes së përkohshme, për shkak të dokumenteve që ata përdorën për të hyrë në Poloni.

Gjatë fluksit fillestar të ukrainasve që po iknin nga pushtimi rus i nisur më 2022, shumë prej tyre mundën të përfitonin mbrojtje të përkohshme pa pasaportë të vlefshme, duke përdorur dokumente të tjera, si letërnjoftimi kombëtar, për të vërtetuar identitetin e tyre. Në rastin e fëmijëve, mund të përdoreshin edhe certifikatat e lindjes, ndërsa disa refugjatë u regjistruan mbi bazën e deklaratave për identitetin e tyre.

Sipas një ligji që hyri në fuqi këtë vit, ukrainasit të cilëve u ishte dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme, pa paraqitur një dokument të vlefshëm udhëtimi, duhej ta konfirmonin identitetin e tyre me një dokument të vlefshëm udhëtimi deri më 31 gusht. Ata që nuk e bënë këtë e humbën të drejtën e qëndrimit të ligjshëm që lidhet me statusin e tyre të mbrojtjes së përkohshme më 1 shtator.

Kontsur tha se u prekën dhjetëra mijëra ukrainas. Më vonë, kjo u ndryshua për t’u dhënë të prekurve një periudhë gjashtëmujore shtesë për të “rregulluar situatën e tyre”, shtoi Kontsur.

Autoritetet kufitare polake thanë se ukrainasit që humbën mbrojtjen e përkohshme në shtator “mund ta rifitojnë këtë të drejtë pasi të rihyjnë ligjërisht në Poloni”, me një pasaportë të vlefshme.

Sipas sondazheve, qëndrimi i polakëve ndaj refugjatëve është ashpërsuar ndjeshëm muajt e fundit.

Menjëherë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, rreth 94 për qind e polakëve shprehën mendimin se vendi i tyre duhet të pranojë ukrainasit që po iknin nga dhuna. Deri në korrik të vitit 2026, kjo shifër ra në vetëm 42 për qind, ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se kundërshtojnë pranimin e refugjatëve ukrainas.

Rritja e antipatisë në Poloni është nxitur kryesisht nga vëmendja e ripërtërirë ndaj masakrave të polakëve etnikë nga nacionalistët ukrainas në vitet 1940, si dhe nga niveli i përfitimeve që marrin refugjatët ukrainas.

Olena Babakova, një studiuese polako-ukrainase që ishte bashkautore e një raporti të vitit 2026 për marrëdhëniet mes polakëve dhe migrantëve ukrainas, tha se rritja e raportuar e sentimentit antiukrainas filloi në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2025. Por, ajo tha po ashtu se pas rënies së numrit të refugjatëve në Poloni qëndrojnë faktorë të shumtë, përfshirë ukrainasit që po kalojnë në lloje të tjera të lejeve të qëndrimit.

Babakova tha se rastet individuale të armiqësive ndaj ukrainasve në Poloni kanë pak ndikim në vendimin e tyre nëse do të zhvendosen. Babakova i tha REL-ir se, pasi kanë përballuar stresin e largimit nga atdheu dhe vendosjes në një shtet tjetër, shumë ukrainas që nuk janë të gatshëm të kthehen në një zonë lufte “ndiejnë se është e pamundur ta bëjnë edhe një herë këtë dhe të shkojnë në një shtet tjetër të ri”.

“Punon aq shumë për të siguruar një shtëpi dhe ushqim për fëmijët e tu. Ndoshta fëmijët e tu përballen me ndonjë problem në shkollë, por megjithatë, shkolla është relativisht e mirë, është afër shtëpisë. Çfarë duhet të ndodhë që të vendosësh të mbledhësh valixhet dhe të largohesh të nesërmen?”.

Ata që po largohen nga Polonia, tha Babakova, “nuk janë njerëzit që ndihen më së keqi. Janë thjesht njerëz që kanë më shumë burime për të ndërmarrë këtë fushatë të re migrimi”./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Poloni Refugjate

Nga e njëjta kategori

“Shëtitësit”/ Boshatisnin banesat në Fier, arrestohen 3 persona, vidhnin flori, euro dhe celularë

më shumë...

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin, goditet edhe një motor i parkuar

më shumë...

“Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

më shumë...

“Një vendim i rëndësishëm nuk duhet marrë me nxitim”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

Foto ilustruese
9:35

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën...

9:23

“Shëtitësit”/ Boshatisnin banesat në Fier, arrestohen 3...

9:10

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë...

9:07

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina...

8:53

“Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët mblidhen...

8:44

Arratisje si në filma në Greqi, “policët”...

8:36

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas...

8:29

“Një vendim i rëndësishëm nuk duhet marrë...

8:24

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për...

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.