E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)

Kryeministri Edi Rama do të jetë në qytetin e Vlorës këtë të shtunë, ku pritet të zhvillojë disa takime dhe ndalesa gjatë pasdites.

Sipas informacioneve, Rama do të nisë axhendën e tij rreth orës 16:00, me një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me reformën territoriale. Takimi pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30.

Reklamë

Më pas, kryeministri pritet të ketë një tjetër ndalesë në Lungomare, ndërsa një nga pikat e vizitës do të jetë edhe ish-Parku Aulona, ku Rama është ndalur edhe pak ditë më parë.

Në ish-Parkun Aulona, kryeministri pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë, e cila synohet të shndërrohet në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët.

Reklamë

Në vijim të axhendës, Rama pritet të ketë edhe një ndalesë në territorin e Bashkisë Selenicë, ku mësohet se do të zhvillojë takime të tjera.

Vizita e kryeministrit në Vlorë vjen në një moment kur reforma territoriale është kthyer në një nga çështjet kryesore të diskutimit në qark, ndërsa bashkë me të pritet të diskutohen edhe projekte të tjera që lidhen me zhvillimin e qytetit dhe zonave përreth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.