Subscribe

Mijëra qytetarë britanikë kanë zgjedhur të marshojnë në Londër në shenjë proteste ndaj rezultatit të referendumit ku u vendos dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Nën moton “marshim për evropën” tubuesit e organizuar në rrjete sociale kanë mbajtur pankarta në duar me emrin “bremain” dhe “ne e duam BE-ne”. Disa prej protestuesve mbanin dhe flamuj te unionit në duar. Pas marshimit protestuesit u grumbulluan në sheshin para parlamenti britanik. Demonstruesit thonë se fushata në Britani ka qenë abuzive dhe keqinformuese. Kjo është përpjekja e dytë pas peticionit në internet të mijëra qytetarëve që kërkonin përsëritjen e referendumit. Në votimin e 23 qershorit qytetaret në Britani votuan me 52 % të votave në favor të daljes nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *