Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit, njoftoi sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të takimit të posaçëm dy-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Kujtojmë se kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka deklaruar para parlamentit të vendit të tij se njohja e një shteti palestinez është “në interesin gjeopolitik të Evropës”, duke riafirmuar se Madridi është “i gatshëm të vazhdojë me një njohje të tillë”.

Gjithashtu, qeveria e Irlandës po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës, siç kishte raportuar në Dublin kreu i diplomacisë irlandeze Michal Martin.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez jashtë kontekstit të negociatave të drejtpërdrejta të paqes izraelito-palestineze, duke argumentuar se çdo iniciativë e tillë “do t’i ofronte një shpërblim të madh terrorizmit”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *