Subscribe

Edhe këtë vit akademik, Kolegji Universitar Bedër vazhdon të mbështesë maturantët më të mirë, duke mundësuar programin e 100 bursave të studimit. Përfitues të këtyre bursave janë të rinjtë që regjistrohen për herë të parë këtë vit në programet e ofruara nga Bedër.

 

Tashmë një pjesë e të regjistruarve në raundin e parë kanë përfituar nga ky fond i bursave, ndërkohë që përfitues do të jenë edhe ata që përzgjedhin Kolegjin Universitar Bedër në raundin e dytë dhe të tretë.

 

“KELMEND NEZHA

ADMINISTRATOR I KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Edhe për këtë vit, ata studentë që kanë zgjedhur Kolegjin Universitar Bedër kanë përfituar prej bursave të ekselencës dhe bursave sociale. Por, gjithashtu janë edhe dy kategori të tjera. Ka studentë që kanë përfituar përmes bursës së motivimit dhe ata të cilët kanë përfituar nëpërmjet bursës së talentit. Kolegji Universitar Bedër, këto bursa i ofron përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve. Pra, janë bursa të plota për tre vite, apo për 5 vite për programin e integruar në drejtësi.”

Kolegji Universitar Bedër është një institucion me statusin jofitimprurës, duke ofruar një edukim që në thelb ka vlerat universale.

 

“DR. WILLIAM K. MARTIN

ZV/REKTOR PER MARREDHENIET NDERKOMBETARE

Mund të flas pafundësisht për studentët; specifikisht për ata të Universitetit Bedër. Kam studentë që mund të hyjnë në cilindo universitet amerikan duke filluar që nesër dhe të ecin shumë mirë. Janë të fokusuar. E kuptojnë rëndësinë e universitetit dhe punojnë shumë fort.”

 

Me 18 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë, Bedër organizohet në 6 departamente dhe 1 qendër kërkimore.

 

“NORGA SULO

NJESIA E BRENDSHME E SIGURIMIT TE CILESISE

Alteranativat e ofruara janë në fushat tona tradicionale: drejtësi, shkenca komunikimi, gjuhë dhe letërsi angleze; si dhe në fushat e reja: IT, shkenca kompjuterike, programim në Web, graphic design, marketing. Në një sinkron mes teorisë dhe praktikës, programet tona përgatisin profesionistë të së ardhmes.”

 

Ndërmjet datave 19 dhe 21 shtator 2020, maturantët kanë mundësinë e përzgjedhjes së programeve të studimit për raundin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *