Bayern Munchen ka shkatërruar werder Bremen me shifrat 6 me 1, duke bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Milot Rashica.
Edhe pse Rashica arriti të shënonte në miutën e 24’ duke I dhënë avantazhin miqëve të Werder, Bayern mori nën kontroll frenat e lojës duke përmbysur gjithçka. Në harkun e dy minutave, në të 45 minutë dhe 46, Coutinho fillimisht e më pas Lewandowski hapën serinë e golave për Bayern.
Me fillimin e të dytës, Bayern arriti të shënonte dhe 4 herë të tjera në portën e Werder duke e bërë ekipin e Rashicës inekzistent në fushë.
Ndërkohë nga ana tjetër fitore arriti dhe Borussia Dortmund që mposhti 0 me 4 Mainz.




