Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar!

8 Gusht 11:55

Siguria rrugore mbetet në fokus të prioriteteve të Policisë së Shtetit.

Nga terreni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, apeloi për respektimin e rregullave të qarkullimit, duke theksuar se: “Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.”

Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nga mjetet inteligjente, shkelje që përbëjnë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi në terren masat që po aplikon Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, informoi Drejtorin e Përgjithshëm për dinamikën e punës në terren të Policisë Rrugore, duke përdorur për monitorim mjetet inteligjente.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci tha: “Jemi dislokuar në aksin rrugor, në rrugën interurbane kryesore “Rrogozhinë-Durrës”. Është një mjet inteligjent që e mat shpejtësinë në mënyrë automatike. Kemi edhe të tjera në të gjithë territorin e vendit, të ngjashme, që janë të dislokuara në akset kryesore të vendit, në Rrugën e Kombit, por edhe në akset e tjera kryesore rrugore, që evidentojnë çdo mjet që tejkalon normat e shpejtësisë.

Është e nevojshme që, në vazhdimësi, ne të operojmë me këto mjete inteligjente në dinamikën e përditshme të punës”

Drejtori i Përgjithshëm, Skender Hita, kërkoi intensifikim të masave dhe bëri një apel për përdoruesit e rrugës

“Siguria rrugore ngelet përparësi e Policisë së Shtetit dhe, siç e shikoni, ndodhemi me mjetet inteligjente të vendosura në rrugë, me qëllim që të bëjmë të mundur evidentimin e të gjitha shkeljeve dhe problematikave që hasim në përditshmërinë tonë.

Policia Rrugore është e vendosur që të gjitha shkeljet të evidentohen me mjetet inteligjente, me ato të cilat kemi në përdorim, siç është Poliscani, apo edhe mjetet e tjera, radarë dhe dronë. Të gjitha këto mjete inteligjente që ne kemi në përdorim do të bëjnë të mundur që të ndëshkohen shkelësit për të gjitha shkeljet që kryejnë në rrugët kryesore dhe interurbane.

Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h.

Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit.

Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit. Këto janë me të vërtetë shifra alarmante dhe na bëjnë të kthejmë vëmendjen dhe fokusin kryesor tek siguria rrugore.

Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë dhe, në këtë mënyrë, do të kemi një kontroll dhe një çekim më të saktë të të gjitha shkeljeve dhe të gjitha problematikave që do të hasim në rrugët kryesore interurbane.

Nuk është në fokusin tonë që ne vetëm të evidentojmë shkelje, në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale.

Ju bëjmë apel dhe thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret.

Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.“, tha Hita.

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Hita Siguria rrugore

Nga e njëjta kategori

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënuarit që u konfliktuan ditën e sotme

më shumë...

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje

më shumë...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

më shumë...

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.