E shtunë, 10 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje

Kuvendi i Kosovës pritet mblidhet  sot në një situatë të paprecedentë politike. Afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re përfundoi mbrëmë në mesnatë, pa u arritur një marrëveshje mes partive politike.

Opozita kërkoi  që seanca të zhvillohej gjatë mbrëmjes së djeshme, pikërisht për të shmangur kalimin e afatit. Por kërkesa nuk u realizua dhe seanca u shty për sot.

Reklamë

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën,  një ditë më parë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një tjetër takim.

Por edhe pas bisedimeve, palët nuk arritën kompromis. Pika kryesore e përplasjes mbetet zgjedhja e presidentit të ardhshëm.

Kështu, ndërsa deputetët pritet të rikthehen sot në sallën e Kuvendit, mbetet e paqartë nëse do të ketë një zgjidhje politike apo vendi do të hyjë në një tjetër krize institucionale duke mos i shmangur dot zgjedhjet e reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë