E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada e SHBA në Tiranë: Wendt do të mbështesë vizionin e Trump, e mirëpresim!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për ambasadorin e ri i cili pritet të vijë së shpejti në Tiranë. Në këtë mesazh ambasada thekson se ambasadori Eric Wendt gjatë punës në Shqipëri do të mbështesë vizionin e Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, për një NATO më të fortë  e marrëveshje të drejta për biznesin amerikan.

 “U konfirmua! Urime Gjeneral lejtnantit  Eric Ëendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Ëendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Reklamë

Në prillin e këtij viti Presidenti Donald Trump zgjodhi Gjeneral lejtnantin në pension Eric Wendt si ambasador të SHBA në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në Komitetin për Marrëdhëniet më  Jashtë  Eric Wendt theksoi se prioritetet e tij gjatë misionit në Shqipëri do të jenë;  mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Ambasadori deklaroi se prioritet për të do të jetë mbështetja për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar ndërkombëtar si dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane,pasi kjo  do të ndihmojë për ta bërë Amerikën dhe Shqipërinë më të sigurta.

Ardhja e Wendt në Tiranë pason Yuri Kim, e cila u largua si ambasadore e SHBA në qershorin e vitit 2023. Përgjatë 3 viteve të fundit në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, ka qenë fillimisht i ngarkuari me punë David Wisner e më pas e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

Më shumë video

Reklamë