E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me vezë Albin Kurtin

Është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

Reklamë

“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti.

Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë.

Më shumë video

Reklamë