Lideri demokrat, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të martë një takim me ish-deputetët dhe ish-anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

 

Në fokus të takimit ka qenë protesta e të dielës. Basha u ka kërkuar ish-deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime masive dhe të shtrira në nivel kapilar në të gjitha bizneset e vogla në Tiranë.

 

Basha u vuri kusht të tijëve që të zhvillojnë takime në të paktën 40 mijë biznese, kryesisht të vogla dhe të shpalosin para tyre alternativën e PD për taksat.

 

“Takime kapilare me biznese te Tiranes. Nuk duhet lënë asnjë biznes pa prekur.  Deri të dielën para protestës te jenë takuar me rreth 40 mije biznese në Tiranen. T’u lihet fletepalosja me pikat kyçe të programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura ne Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë ne protestë”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *