Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish.

 

Basha në postimin e tij shkruan se 27 janari përkujtohet me dhimbje për shfarosjen mizorisht të 6 milionë hebrenjve.

 

Basha ndër të tjera thekson se duhet të jemi krenar për sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve.

 

“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. #weremember”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *