Subscribe

Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë nga Peqini se nuk do te ketë marrëveshje me republikën e vjetër. Lideri i opozitës ka treguar efektet që do të sjellë plani i tij ekonomik: rritje e punësimit, prodhimit dhe mirëqenies.

 

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”.

 

Mesazhi i Bashës për qytetarët një javë para zgjedhjeve, është i qartë.

 

“Ju shof të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor. Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta cojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u cuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.

 

Basha u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.

 

“Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha Basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

 

Basha takoi edhe tregtarët e fruta-perimeve te zonës së Kamzës, të cilëve u premtoi ulje taksash dhe nje ekonomi me te forte për qytetarët. Paratë nuk do të shkojnë më as për koncesione e as palma theksoi kreu i PD, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *