Subscribe

Aktori i madh i humorit Muhamet Lika është ndarë sot nga jeta në moshën 65 vjeç.

 

Lika vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Muhamet Lika numëron qindra role në skenen e humorit me një aktivitet 41 vjeçar.

 

Lika mban shume tituj dhe çmime ndërsa se fundmi eshte vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i madh”. Lika është baba i dy fëmijëve.

 

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e shtrenjte të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *