Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

30 Qershor 18:19

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar kërkesën e presidentit Donald Trump, për kufizim të fitimit të shtetësisë nga lindja, duke i dhënë goditje një nga prioriteteve kryesore të administratës së tij për luftimin e imigrimit.

Për vendimin votuan gjashtë gjykatës dhe tre ishin kundër.

Gjykatësit mbajtën në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi përmes së cilit urdhëroheshin agjencitë amerikane që të mos njihnin shtetësinë e fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nëse asnjëri prej prindërve nuk ishte shtetas amerikan ose nuk kishte banim të përhershëm apo siç njihet ndryshe “green card”.

Kundërshtarët e urdhrit të Trumpit kanë argumentuar se ai shkel amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili ua njeh shtetësinë personave të lindur në SHBA që janë “subjekt i juridiksionit të saj”.

Trumpi e lëshoi këtë urdhër vitin e kaluar, në ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë, si pjesë e një pakete politikash për të ashpërsuar masat ndaj imigrimit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Gjykata Supreme e mori këtë vendim para festës së 4 korrikut kur Shtetet e Bashkuara shënojnë 250-vjetorin e shtetësisë.

Sfidimi i urdhrit të Trumpit, që u shqyrtua nga Supremja, përfshiu një padi të dorëzuar në Nju Hempshajër nga prindër dhe fëmijë shtetësia e të cilëve u kërcënua nga urdhri.

Amendamenti i 14-të prej kohësh është interpretuar si garantues i shtetësisë për foshnjat e lindura në Shtetet e Bashkuara, me vetëm disa përjashtime, si fëmijët e diplomatëve të huaj ose të pjesëtarëve të një force pushtuese armike.

Dispozita në fjalë, e njohur si Klauzola e Shtetësisë thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në SHBA dhe që i nënshtrohen juridiksionit të saj, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë”.

Administrata amerikane ka argumentuar se shprehja “që i nënshtrohen juridiksionit të saj” nënkupton se lindja në SHBA, në vetvete, nuk mjafton për të fituar shtetësinë dhe se kjo përjashton foshnjat e emigrantëve që ndodhen në shtet në mënyrë të paligjshme ose që qëndrojnë ligjërisht, por përkohësisht si studentët universitarë apo personat që kanë viza pune.

Sipas administratës, shtetësia u jepet vetëm fëmijëve të atyre që kanë “besnikërinë primare” ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm. Administrata argumenton se kjo besnikëri përcaktohet përmes “vendbanimit të ligjshëm”, të cilin avokatët e administratës përkufizojnë si “qëndrim të ligjshëm dhe të përhershëm brenda një shteti, me synimin për të mbetur aty”.

Për vite të tëra, Trump ka argumentuar se synon të kufizojë se kush kualifikohet për marrjen e shtetësisë përmes lindjes.

Vitin e kaluar ai shkroi në rrjetet sociale: “Shtetësia e fituar nga lindja nuk është paraparë për njerëz që vijnë me pushime për t’u bërë shtetas të SHBA-së, dhe më pas të marrin me vete pjesën tjetër të familjes, dhe duke nga përqeshur e duke na quajtur ‘budallenj’”.

“Por, kartelet e drogës e adhurojnë këtë! Ne, për hir të korrektësisë politike, jemi një vend I BUDALLALLËKUT, por në të vërtetë kjo është krejt e kundërta e korrektësisë politike dhe është edhe një faktor tjetër që çon drejt mosfunksionimit të Amerikës”, shkroi Trump.

Gjykata Supreme vitin e kaluar vendosi në favor të Trumpit në një rast sa i përket shtetësisë të përfituar nga lindja, përmes një vendimi që kufizoi kompetencat e gjyqtarëve federalë për të bllokuar politikat presidenciale në mbarë vendin. Megjithatë, ky vendim nuk e zgjidhi çështjen e ligjshmërisë së urdhrit të Trumpit.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.