E hënë, 12 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Dita botërore e muzikës, orkestra e harqeve koncert në ish-shkollën normale të Elbasanit

Muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të zgjojë kujtime dhe të flasë në gjuhën universale të emocioneve. Me rastin e ditës botërore të muzikës, Orkestra e Harqeve Elbasan organizoi një koncert në ambientet e ish-shkollës normale, në lagjen “Kala”, duke sjellë për publikun një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën dirigjimin e Fabiol Aliaj, me pjesëmarrjen e sopranos Ulpiana Aliaj, tenorit Noel Hoxholli dhe violinistit të njohur, maestro Zeqir Sulkuqi, koncerti solli një udhëtim përmes tingujve të muzikës klasike, me vepra të autorëve të huaj dhe shqiptarë.

Reklamë

Maestro Zeqir Sulkuqi theksoi se kjo ditë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të promovuar jo vetëm artistët me përvojë, por edhe brezin e ri të muzikantëve.

Koncerti u prit me interes nga publiku, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë artistike në një prej zonave më të vjetra dhe historike të qytetit të Elbasanit.

Më shumë video

Reklamë