E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i keq në Kolonjë, breshëri dëmton vreshtat

Stuhia e breshërit që përfshiu juglindjen ka shkaktuar dëme edhe në bujqësi.

Në fshatin Kamnik të Kolonjës, reshjet intensive të breshërit, që zgjatën rreth 15 minuta, kanë dëmtuar rëndë vreshtat, të cilat përbëjnë një nga burimet kryesore të të ardhurave për banorët.

Një grup pune i Bashkisë Kolonjë pritet të dalë në terren për evidentimin e dëmeve.

Sipas fermerëve, ky është viti i gjashtë radhazi që breshëri dëmton kulturat bujqësore në zonat e Kolonjës, Devollit, Korçës dhe Maliqit.

Reklamë

Ata shprehen se, megjithëse dëmet evidentohen dhe dokumentacioni i dërgohet institucioneve përgjegjëse, deri më sot nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë