E diel, 1 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

Poetja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj se çfarë i tha bashkëjetuesi polak kur doli nga izolimi i Ferma VIP 3.

Moza tregoi se partneri ishte bërë gati të vinte mbrëmjen e finales së spektaklit, por kishte ndërruar mendje në momentin kur pa se shkrimtarja kishte shkëmbyer puthje me Ilir Shaqirin.

“Para nja dy-tre ditësh e kam takuar, sepse kam qenë shumë e zënë. Shkova në jug, aty ku  e kam lënë. Natyrisht ai fle shumë sepse ka vështirësitë e veta, dhe besoj e ka penguar mjaft gjuha që të kuptojë ndonjë gjë. Është edhe nga ata që ndonjëherë i duket shumë banale të tregojë gjërat që di, por një gjë ma tha: “U bëra gati që të vija te Ferma kur do dilje ti, që të më gjeje aty. Mora edhe një kilogramë mjaltë nga Polonia që ma kishte sjellë një shok. U futa në Chat GPT dhe e pyes “Çfarë po bën Mimoza në Fermë?” dhe Chat-i m’u përgjigj “Mimoza është puthur me Ilirin”. E futa mjaltin në dollap edhe rash e fjeta i qetë.” Ato janë puthje skenike, i thash unë, i doje paratë apo jo. “I don’t trust you”, më tha”, u shpreh Mimoza Ahmeti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë