Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin e aksidentit: Një fëmijë mbërriti pa shenja jete, por u rikthye falë ndihmës mjekësore

30 Qershor 18:02

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës Berat-Tiranë u përmbys.

Sipas bluve, 1 person ka humbur jetën, më konkretisht shoferi i autobusit, 36 vjeçari me iniciale R.H.

Ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të lënduar, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.