E mërkurë, 14 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende pa një shkak përfundimtar

Nga Dritan Kurti

Prej 12 ditësh helikopteri zjarrfikës që u përplas me një tjetër helikopter gjatë operacionit për fikjen e zjarreve në Psatha të Atikis në Athinën perëndimore vijon të jetë në vendngjarje.

Reklamë

Autoritetet greke ende nuk kanë një shkak përfundimtarë ndërsa po vazhdojnë hetimet.

Reklamë

Ekspertët kanë shkuar çdo ditë në vendin e ngjarjes për të zbuluar nëse aksidenti fatal ku humbën jetën dy pilotët ka ardhur si gabim njerëzor apo teknik nga mosfunksionimi i sensorëve zbulues.

Më datë 2 gusht 2026, dy helikopterë zjarrfikës të tipit Bell u përplasën në ajër në zonën e Psathas, rreth 65 kilometra në perëndim të Athinës, gjatë operacioneve për shuarjen e një zjarri. Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa dy të tjerë mbijetuan me lëndime. /vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë