E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Zjarr në një fabrikë druri në Elbasan

Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në Elbasan.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse dhe automjeti me shkallë, të cilat ndërhynë me shpejtësi duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe fikjen e zjarrit, pa lejuar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.

Situata u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, ndërsa vijon puna për eliminimin e çdo rreziku.

Reklamë

Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga hetimet e grupit hetimor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë