E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Festivali “Ramiz Kovaçi”, në Krujë, edicioni i parë ngjit në skenë emrat e njohur të muzikës

Qyteti historik i Krujës u kthye mbrëmjen e së martës në një qendër të rëndësishme të artit lirik, me zhvillimin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar “Ramiz Kovaçi”.

Festivali, i organizuar në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku”, synon të ruajë dhe promovojë veprën e artistit të madh, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj që ndjekin rrugën e artit dhe muzikës.

Atmosfera festive u pasurua nga performanca live e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, ndërsa në skenë u ngjitën edhe emra të njohur të muzikës klasike shqiptare si tenori Kastriot Tusha, “Mjeshtër i Madh”, dhe sopranoja Ramona Tollumani.

Ramiz Kovaçi konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të operës shqiptare. Mes roleve më të spikatura të karrierës së tij renditen interpretimet në operat “Skënderbeu”, “Mrika”, “Goca e Kaçanikut”, “Madama Butterfly”, “La Boheme”, “La Traviata”, “Carmen” etj.

Më shumë video

Reklamë