Forca te shumta policie pushtuan qe ne oret e mengjesit qendren e kryeqytetit. Unifirmat blu u vune ne gatishmeri për protestën e opozites.
Ne gatishmëri janë më shume se 1300 forca policie. Forca të shumta policie të të gjitha stukturave, duke përfshirë dhe forcat RENEA, janë vendosur rreth kryeministrisë për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opositës.
Protestuesit e mbledhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë do të stacionohen rreth kryeministrisë.
Edhe kreu i policisë Ardi Veliu ka qenë I pranishëm prej orëve të para të mëngjesit i cili u ka dhënë urdhër uniformave blu të mos provokojnë protestuesit dhe të mos provokohen nga incidente të mundshme nga tubuesit.
Ndërkohë policia ka marrë masat për të parandaluar incidentet e mundshme nga ky tubim.
Ajo ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa postblloqe kryesore, pasi siç u njoftua dje në deklaratën e saj zyrtare, ka informacione se në protestë do ketë persona të inkriminuar të cilët do të përpiqen të ushtrojnë akte dhune. Në gatishmëri janë dhe shërbimi I zjarrfikëses dhe ambulancat.





