Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema që ndoqën...

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë në mashtrim”,...

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia në një...

Kush është “Kali i Trojës” te protesta? Avokati zbulon...

“Në protestë vijnë njerëz nga adminisrata e Ramës”, gazetari:...

“Protesta theu monopolin e patronazhistëve”, Nurellari: Lëvizja më proevropiane...

Qytetarët e Poliçanit kundër propozimit të socialistëve për ndarjen...

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6...

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Arbëreshët presin me këngë e valle Presidentin Meta/FOTO

7 Nëntor 12:30

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

 

Gjatë takimit të ngrohtë që zhvilloi me udhëheqësit fetarë të Eparhias së Ungrës, Presidenti Meta mirëpriti me kënaqësi propozimin e tyre për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe, duke premtuar mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

“Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.”

 

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke iu drejtuar besimtarëve dhe të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se:

 

“Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë meshë përshpirtjeje dhe bekimit të kujtimit e frymës së Gjergj Kastriotit, i cili jo vetëm përcaktoi identitetin europian të shqiptarëve, por ishte dhe do të jetë shqiptari më i gjallë ndër të gjithë shqiptarët.”

 

Gjatë kësaj meshe të përshpirtshme Presidenti i Republikës vlerësoi Imzot Donato Oliverio me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Itali. Për përpjekjet e tij të pareshtura në ruajtje dhe përcjellje të riteve dhe të traditave kishtare në gjuhën arbëreshe”.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
arbereshe Itali Kalabri Presidenti Ilir Meta

Nga e njëjta kategori

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema që ndoqën socialistët

më shumë...

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë në mashtrim”, analisti: Populli u zgjua, s’vihet më në gjumë!

më shumë...

Kush është “Kali i Trojës” te protesta? Avokati zbulon në QUO VADIS skemën që ndoqi Berisha

më shumë...

“Në protestë vijnë njerëz nga adminisrata e Ramës”, gazetari: Ja ç’po ndodh në shesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:14

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

10:06

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema...

10:02

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9...

9:51

Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

9:47

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë...

9:37

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia...

9:31

Kush është “Kali i Trojës” te protesta?...

9:19

“Në protestë vijnë njerëz nga adminisrata e...

9:10

“Protesta theu monopolin e patronazhistëve”, Nurellari: Lëvizja...

9:00

Qytetarët e Poliçanit kundër propozimit të socialistëve...

8:34

Inaugurimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,...

7:59

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet...

7:36

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

7:30

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i...

7:14

Plan për të shitur një pjesë të...

7:11

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja...

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

6:12

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike...

6:09

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushim...
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.