E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Anulohen tetë koncesione, fillon ndërprerja e njëanshme e kontratave

Një muaj pas urdhrit të ministres Belinda Balluku për të verifikuar të gjitha kontratat koncesionare në energjetikë, numri 2 i ministrisë Hantin Bonati ka njoftuar se deri tani  janë 8 kontrata të tilla të cilat do të anulohen.

 

Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës, -tha Bonati.

 

Reklamë

Anulimi i kontratave mbetet një sfidë për ministrinë, pasi praktika të tilla të ngjashme kanë përfunduar në gjykatë duke i shkaktuar buxhetit miliona lekë dëme. Por ministria duket e vendosur, pasi sipas saj dy janë parregullsitë e vërejtura nga skanimi i deritanishëm.

 

Mosrespektim e afateve kohore procedurale, Mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara. Në vëmendje të analizës sonë janë jo vetëm problematikat që janë rezultat i pakorrektësisë nga ana e subjekteve, por janë dhe problematikat që janë shkaktuar nga burokracia procedurale e ndjekur nga institucionet publike-tha Hatin Bonati, zv/minsiter i energjisë.

 

Në deklaratën e tij, zëvendës ministri tha se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me ministritë e tjera, ndërsa gjetjet do të shërbejnë për ndryshimet e mundshme ligjore.

Më shumë video

Reklamë