Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka rrëfyer përplasjet e forta me ish-kryeministrin Fatos Nano.
I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai zbuloi detaje nga raporti i tyre dhe momentet që çuan në largimin e Klosit nga detyra.
Ish-kreu i SHISH u shpreh se përplasja me Nanon erdhi në fund të mandatit të tij në SHIK, ndërsa theksoi se vendimi për largimin nuk ishte i tij, por një vendim politik.
Fatos Klosi: Kryeministri i kohës, Fatos Nano, ma propozoi. I thashë çfarë do nga unë që po ma propozon. Më tha asgjë, as unë nuk e di çfarë është, vetëm dua t’i ndryshosh emrin, sepse në atë kohë kishte një emër në popull. Më tha që nëse shkel ligjin, nuk të mbron më askush. Unë pata me Fatosin përplasje kur ika në fund. Mua më larguan nga SHIK, nuk u largova. Përplasja ka qenë me Fatosin. Nuk pata më vonë komunikime. Këshillën që më dha në fillim e mbajta parasysh dhe ajo më shpëtoi. Fatosi ishte kryeministër i vendit dhe bëri dy akuza nga prokuroria, por nuk funksionuan sepse nuk e kisha shkelur ligjin. Ishte një punë që më pëlqente. Problemi kryesor, si në çdo institucion hetimor dhe shkencor, është analiza nga e cila dalin detyra të reja. Nuk e ndjeva veten të prapambetur. Njerëzit e dinë që zhurmat janë propagandë më tepër sesa bazë reale.
Sa ika nga SHIK, shkova në Fakultetin e Shkencave dhe nuk kam pasur më probleme. Njëri që ishte pjesë e SHIK nuk ishte mirë, më erdhi poshtë pallatit dhe më gjuajti me grusht, por kaq. Ka pasur edhe njerëz që kanë hedhur romuze, por kam bërë sikur nuk kam dëgjuar. Fatosi u përpoq të demokratizonte partinë dhe shtetin që drejtonte. Nuk e kundërshtoj dot sepse ishim një vend me president Sali Berisha dhe një parti që bënte çfarë thoshte ai. Fatosi ishte tolerant dhe njeri me kulturë, por i papërgjegjshëm. Asnjëherë nuk është sjellë si kryeministër. Fatosi i merrte vendimet në kafene.
/vizionplus.tv





