Prokuroria e Posaçme kërkoi 157 vite e gjashtë muaj burg për grupin kriminal të dosjes “Revanshi”. 12 anëtarët e dyshuar të bandës kriminale akuzohen për vepra shumë të rënda penale, nga porositë për vrasje e të sigurimi i kushteve pëe kryerjen e tyre.
Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, për të cilët SPAK kërkoi 15 vjet heqje lirie, me gjykim të shkurtuar 10, sipas hetimeve bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Edhe pse në kushtet e paraburgimit operacioni provoi se izolimi nuk ndikoi në porosinë e vrasjeve të dy vëllezërve.
Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka, ndaj për të SPAK kërkoi që të dënohet me 9 vjet burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar 6 vjet.
Në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.





