E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërndante heroinë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin, çfarë iu gjet nga kontrolli në banesë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap për shpërndarje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, 48-vjeçari Saimir Keqi  kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa nga hetimet ka rezultuar se furnizonte të tjerë dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 776 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe 1 peshore elektronike.

Reklamë

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë